Borussia Dortmundi ka marrë lajme të rënda nga stafi mjekësor, pasi Sebastien Haller është diagnostikuar me kancer në testise.
Në njoftimin e klubit gjerman thuhet se sulmuesi u desh të largohej nga kampin stërvitor në në Bad Ragaz të Zvicrës për shkak të sëmundjes.
Ylli nga Bregu i Fildishtë ishte ankuar mëngjesin e të hënës se nuk ndihej mirë dhe gjatë ekzaminimeve mjekësore është zbuluar një tumor.
Në ditët në vijim, 28-vjeçari do t’u nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme në një qendër të specializuar mjekësore.
“Borussia Dortmund kërkon që të respektohet privatësia e lojtarit dhe familjes së tij dhe të mos bëhen pyetje. Sapo të kemi informacione të mëtejshme, do t’ju informojmë në konsultim me lojtarin”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë që BVB sapo e ka transferuar Hallerin nga Ajaxi dhe është pritur që ai të shndërrohej në sulmuesin kryesor në sezonin e ri.