“Gjithçka shkoi mirë, jam shumë i lumtur” – Dybala kryen testet mjekësore te Roma

Paulo Dybala ka kryer tashmë edhe testet mjekësore te AS Roma.

Gianluca Di Marzio ka bërë të ditur se argjentinasi i ka përfunduar testet mjekësore në orën 18:00.

Pas kësaj, Dybala u shpreh i lumtur që do të jetë pjesë e skuadrës nga kryeqyteti italian.

“Gjithçka shkoi mirë, jam shumë i lumtur. A është Roma një ekip i mirë? Po”, tha ai për “ANSA”.

28-vjeçari iu nënshtrua testeve mjekësore në Portugali, atje ku Roma po merr pjesë në një turne para-sezonal.

Ish-sulmuesi i Palermos e Juventusit do të jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit, Jose Mourinho.

Dybala me Romën do të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare. Ai në “Olimpico” kalon si lojtar i lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *