Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka falënderuar gjitha tifozët që e përkrahen fuqishëm skuadrën e tij në duel me Buduçnostin.
Llapi dhe skuadra malazeze sonte luajtën baras 2-2, në ‘Fadil Vokrri’ në duelin kthyes të Ligës së Konferencës.
“Dua të falënderoj të gjithë tifozët që ishin prezent në stadium. Pasi dhurua një emocion që e shohim vetëm me kombëtaren”, tha Batatina.
Tekniku llapjanë mendon se goli i hershëm i mysafirëve komplikoi punën në lojën e skuadrës së tij.
“U munduam ta bëjmë maksimumin ta rikthejmë rezultatin, por goli i hershëm nga mysafirët na komplikoi punët. Ata na dhuruan emocione dhamë gjithçka nga vetja. Djemtë i përgëzoj për angazhimin për ndeshjen”, theksoi Batatina.
Pas këtij barazimi, Llapi eliminohet nga Liga e Konferencës, kurse, Buduçnosti kalon në rrethin tjetër.