Të gjitha biletat në Lindje janë shitur për ndeshjen Llapi – Buducnost

Skuadra e Llapit do të luajë ndaj Buducnostit të enjten.Llapi dhe Buducnosti takohen të enjten me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë ndeshje është jashtëzakonisht i madh dhe biletat në Lindje janë shitur të gjitha.

Ja njoftimi i klubit të Llapit:

“NJOFTIM PËR PUBLIKUN

Ju njoftojmë se shitja e biletave për ndeshjen kthyese të UECL, Raundi i Parë Kualifikues, KF Llapi – FK Budućnost Podgorica, fillon sot në ora 19:00 në Shopin e Klubit, brenda Stadiumit “Zahir Pajaziti”, hyrja nga SHME “Isa Boletini”.

*Të gjitha biletat e Sektorit Lindje, janë të shitura dhe të rezervuara për ”Ultras Legjendat”

Biletat që do dalin në shitje janë:

Sektori VIP;
Sektori Perëndim;
Sektori Veri.
Ju faleminderit për interesimin tuaj të madh për biletat e ndeshjes KF Llapi-FK Budućnost Podgorica.

Për pikat tjera të shitjes do njoftoheni me kohë”, shkruhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *