Dembele rikthehet në Barcelonë për të nënshkruar kontratën e re

Ousmane Dembele do të vazhdojë qëndrimin te Barcelona.

Mediat spanjolle raportuan këtë të diel për arritjen e marrëveshjes mes palëve për vazhdim të bashkëpunimit.

Gazetari nga “Cope”, Victor Navarro, ka publikuar një video nga rikthimi i Dembeles në Barcelonë.

Ai është rikthyer për të përfunduar edhe zyrtarisht kontratën e re me Barçën.

25-vjeçari me kontratën e re do të jetë i lidhur me Barcelonën deri më 30 qershor 2024.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit thuhet se me kontratën e re do të ketë edhe ulje të pagës.

Njoftimi zyrtar nga Barcelona për rinovimin e kontratës me Dembelen pritet që të bëhet në javën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *