Rikthimin në garat evropiane skuadra e Llapit e ka shënuar me humbje.
Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Buducnost dhe asaj të Llapit, ku kjo e fundit ka pësuar humbje si mysafire.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Pod Goricom”, Llapi ka pësuar dy gola dhe ka dështuar ta gjejë golin e nderit kundër Buducnost.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Lazar Mijovic, i cili shënon për 1:0 në minutën e 23’, kurse golin e dytë për Buducnost e shënoi Uros Ignjatovic në minutën e 32’ të ndeshjes.
Ndërkaq, problemet u shtuan për skuadrën e Tahir Batatinës, kur mbrojtësi Bianor u përjashtua nga loja me karton të kuq në minutën e 30’.
Pas humbjes së sotme, Llapi do ta ketë mundësinë e fundit që ta sigurojë kualifikimin tutje kur e zhvillon ndeshjen e kthimit më 14 korrik, në rolin e vendasit në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Rezultati final i ndeshjes është 2:0 në favor të Buducnost.