Zyrtare: Muriqi përshëndetet me skuadrën e Mallorcas

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi edhe zyrtarisht më nuk është pjesë e Mallorcas aty ku ishte huazuar për gjashtë muaj nga Lazio.

Muriqi sot ka falënderuar skuadrën dhe tifozët e Mallorcas, derisa ka zgjedhur fjalët më të mira për drejtuesit, trajnerin dhe të gjithë mbështetësit e klubit.

“Ju më keni bërë të ndihem si në shtëpinë time që nga minuta e parë. Faleminderit për këta 6 muaj të mrekullueshëm”, tha ndër të tjera Muriqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *