Zbulohet oferta e Club Brugge për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi karrierën mund ta vazhdojë në Belgjikë.

Club Brugge është klubi që ka shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës, derisa Mallorca e Galatasaray thuhet se janë tërhequr nga gara.

Sipas raportimeve, klubi belg ka arritur në fazën e marrëveshjes me Lazion për transferimin e Muriqit.

Club Brugge thuhet se i ka ofruar Lazios 10.5 milionë euro për sulmuesin prizrenas.

Gjithashtu, klubi nga elita e futbollit në Belgjikë i ka ofruar 28-vjeçarit një kontratë 4-vjeçare me pagë vjetore prej 2.2 milionë eurosh.

Ndryshe, Vedat Muriqi me Lazion ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *