Ballkani dje debutojë në garat ndërkombëtare, derisa barazoi në sfidën e parë ndaj Zalgirisit, sfidë kjoq ë u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të rrethit të parë në Champions League.
Ballkani edhe pse nuk fitoi duke barazuar 1:1, pati paraqitje të mirë me shpresë së kualifikimin do ta arrijë në ndeshjen kthyese.
FC Ballkani pas ndeshjes ka falënderuar Federatën e Futbollit të Kosovës, për mbështetjen që i dhanë morale e materiale që kjo ndeshje të organizohet në mënyrën më të mirë të mundshëm.
Postimi i plotë i FC Ballkanit:
Falenderim ?
Pas një periudhe shumë intensive të përgatitjes së ndeshjes së parë në ligën e kampionëve, në si klub i jemi shumë mirënjohes dhe falenderues ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës për mbështetjen e madhe morale dhe materiale.
Nga kjo eksperiencë krejtësisht e re për nëve kemi kuptuar se çfarë sistemi dhe staffi punues ka ndërtuar FFK për një periudhë të shkurter që nga pranimi.
Faleminderit përzemërsisht për secilin puntor dhe staff drejtues të FFK-s shpresojmë në bashkëpunime te vazhdueshme dhe suksese të përbashkta në arenën ndërkombëtare.