Qeveria e Britanisë së Madhe ua ka dhënë dritën e gjelbër klubeve të Premierligës për të mbajtur seanca stërvitore garuese, ku lejohet kontakti i afërt mes lojtarëve. Kjo nënkupton se rifillimi i sezonit në ligën elitare angleze është shumë afër.
Sezoni 2019/20 në Premierligë u pezullua në mars si pasojë e pandemisë koronavirus, por zyrtarët anglezë synojnë që ai të rifillojë në mes të qershorit, pas rikthimit të klubeve në stërvitje, transmeton GE.
Klubet i rifilluar stërvitjet në grupe të vogla javën e kaluar, duke i respektuar masat e vendosura nga qeveria britanike për mbajtjen e distancës sociale në kuadër të fazës së parë.
Kjo qeveri e ka publikuar sot fazën e dytë të udhëzimeve për atletët dhe sportistët elitarë, e cila ua lejon atyre të kenë kontakt të afërt në stërvitje.
Liverpooli krijoi një epërsi prej 25 pikëve në krye të Premierligës pas 29 ndeshjeve kur sezoni u pezullua.