Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka premtuar se së bashku me Komunën e Prishtinës do të investojnë në stadiumin e 2 korrikut.
Ai lavdëroi punën e madhe që ka bërë 2 Korriku, ndër vite duke nxjerrë talentë të shumtë.
Postimi i plotë:
“Sot pata kënaqësinë ta bëja hapjen solemne të turneut ndërkombëtar për grupmoshën U-17 të organizuar nga KF 2 Korriku, e ku krahas ekipit organizator po marrin pjesë edhe Ballkani, Llapi, Trepça’89, Besa, Beshiktashi, Rabotniçki dhe Vllaznia.
2 Korriku, ashtu siç e ka emrin e datës historike për vendin tonë, është edhe vet historik e i dëshmuar si klub, pasi ka nxjerr lojtarë që luajnë në nivele të larta ndërkombëtare.
Ku klub është një çerdhe talentësh dhe si i tillë e meriton përkrahjen e të gjithëve.
FFK, së bashku me Komunën e Prishtinës, do të ndihmojnë këtë klub në krijimin e kushteve sa më të mira në stadium”, shkroi ai.