Zyrtare: Llapi transferon futbollistin brazilian

Llapi ka nënshkruar zyrtarisht me futbollistin brazilian, Robson Da Silva.

Braziliani 26-vjeçar ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me llapjanët.

“Mirësevjen Robson Da Silva. Braziliani 26 vjeçar firmos me ne deri në verën e vitit 2023. Robson Da Silva, i lindur më 14.07.1996, i gjatë 1.80 m do t’i shtoj vlerat e mesfushës sonë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit llapjan.

Da Silva gjatë karrierës së tij është paraqitur për skuadrat si: Sertanense FC në Portugali, Makedonija GP e Belasica në Maqedoninë Veriore si dhe Al-Mesaimeer në Katar.

Ai luan në pozitën e mesfushorit qendror, i aftë për të luajtur edhe si mesfushor defanziv.

Pasi ka përfunduar të gjitha procedurat e kontratës, Da Silva që nga dita e nesërme do t’i bashkohet ekipit në stërvitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *