Pronari i Chelsea takohet me agjentin e Ronaldos

Pronari i ri i Chelsea, Todd Boehly është takuar me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes.

Todd dëshiron të krijojë një ekip me fytyra të reja, andaj një transferim i yllit portugez te gjiganti anglez mund të ndodhë.

Sipas asaj që raporton ‘The Athletic’, pronari i ri i Chelsea është takuar me agjentin e Ronaldos, për të diskutuar për një transferim të mundshëm të portugezit në ‘Stamford Bridge’.

Ronaldo ka edhe një vit kontratë me Manchester United, por nuk duket i lumtur në ‘Old Trafford’.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje në mes dy palëve për 37 vjeçarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *