Arsenali pritet që brenda ditësh të kompletojë transferimin e Gabriel Jesusit nga Manchester City.
Mes klubeve u raportua se është arritur marrëveshja, me “Topçinjtë” që do të paguajnë 52 milionë euro për brazilianin, transmeton Gazeta Express.
Arsenali tani thuhet se po punon edhe rreth marrëveshjes finale me lojtarin, i cili pritet që të nënshkruajë kontratë afatgjate.
25-vjeçari pritet që të bëhet edhe futbollisti më i paguar në “Emirates”.
Ish-sulmuesi i Palmerias te Arsenali besohet se do të ketë pagë javore prej së paku 300 mijë eurove.
Kësisoj, Gabriel Jesus do ta kalojë edhe Thomas Parteyn, i cili momentalisht është më i paguari te londinezët.
Mesfushori nga Gana besohet se paguhet 230 mijë euro në javë.