Odise Roshi ndërron skuadër në Turqi, shihni prezantimin e veçantë që i bën klubi i ri

Odise Roshi ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare është prezantuar ditën e sotme te skuadra e tij e re, Sakaryaspor, e cila sezonin që përfundoi siguroi ngjitjen në Ligën e Parë turke.

Sulmuesi shqiptar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin e tij të ri, të cilin do ta mbajë të lidhur për të paktën deri në vitin 2024 dhe do të përfitojë 300.000 euro në sezon.

Fieraku lë kështu skuadrën e Bolusporit për të nisur një aventurë të re në karrierë me ekipin e Sakaryaspor.

Në sezonin që përfundoi Roshi u aktivizua gjithsej në Ligën e Parë në Turqi me fanellën e Boluspor në 28 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar gjithashtu edhe dy asiste për shokët e skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *