Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka qëndruar për vizitë në Pejë dhe Klinë.
Ai nga afër ka ndjekur fillimin e punimeve në rregullimin e fushave në stadiumin e Besës ” Shahin Haxhiislami” dhe atë të Dukagjinit “18 qershori”.
Në fakt, me mbështetjen e FFK-së ka filluar rregullimi dhe mirëmbajtja e fushave me bari natyral nga ekspertë të kësaj lëmie, e ku synohet të krijohen kushte sa më të volitshme për futbollistët për edicionin e ri garues.