Zyrtare: Llapi prezanton futbollistin brazilian

Skuadra e Llapit nuk ndalet. Ajo ka prezantuar sot mbrojtësi brazilian Fernado Augusto i cili pritet t’i ndihmojë shumë në garat ndërkombëtare.

Llapi tashmë e ka mësuar kundërshtarin e saj në Ligën e Konferencës ku do të ndeshet me Buduçnostin e Malit te Zi.

Lajmin e ka konfirmuar vet skuadra e Llapit përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë i Llapit:

Welcome FERNANDO AUGUSTO ✍️??

Klubi jonë, KF Llapi njofton për arritjen e marrëveshjes 1 vjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër me mbrojtësin e majtë, brazilianin Fernando Augusto.

28 vjeçari ishte pjesë e disa skuadrave në Brazil, poashtu pjesë e Makedonija Gjorce Petrov për një sezon e gjysmë, me të cilët arriti të realizoj 7 gola e 12 asistime si dhe tek Pelister, ku arriti të realizoj 1 gol e 7 asistime.

Fernando Augusto sot ka firmosur kontratën dhe do t’i bashkohet ekipit menjëherë në stërvitjen e sotme të pasditës.

Fernando do ta forcoj fazën e mbrojtjes sonë dhe do jetë i gatshëm të paraqitet për ekipin nga ndeshja e raundit të parë kualifikues të Uefa Confernce League ndaj FK Buducnost Podgoricës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *