Rezultate të papritura kanë regjistruar dy ndeshjet kryesore të mbrëmjes në Ligën e Kombeve, përkatësisht në Grupin 3 të Ligës A.
Kombëtarja e Gjermanisë ka shënuar fitore të thellë 5:1 kundër Italisë në “Borussia Park”.
Kimmich (10’), Gundogan (45+4’), Muller (51’) dhe Ëerner (68’ 69’) ishin realizatorët për gjermanët, kurse golat për kampionët e Evropës e kanë realizuar Gnonto (78’) dhe Bastoni (90+4′).
Disfatë të thellë ka pësuar edhe Kombëtarja e Anglisë e cila është mposhtur në shtëpi 0:4 nga Hungaria.
Sallai me dy gola (16’ 70’) dhe Nagy (80’) e Gazdag (89’) ishin realizatorët që fundosën “Tre Luanët”.
Me këto rezultate, Hungaria prin në grup me shtatë pikë, gjashtë ka Gjermania, pesë Italia dhe vetëm dy Anglia.