Vedat Muriqi nuk e di ende se cila do të jetë e ardhmja e tij.
Sulmuesi kosovar e mbylli huazimin në Mallorca dhe është rikthyer në Lazio, e cila e mban kartonin e tij.
Por, 28 vjeçari do të largohet edhe nga kryeqyteti italian, pasi aty nuk la mbresa të mira duke i shënuar vetëm dy gola në një vit e gjysmë eksperiencë në “Olimpico”, shkruan “GE”.
Dhe, mediat turke raportojnë se Galatasaray e ka nisur një ofanzivë për ta transferuar në Stamboll përfaqësuesin kosovar.
Presidenti i porsazgjedhur, Dursun Ozbek dëshiron t’ua bëjë dhuratë tifozëve kartonin e prizrenasit, njofton mediumi turk “Aspor”, përcjell “Gazeta Express”.
Edhe trajneri i ri i Galatës, Okan Buruk e ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e ish-futbollistit të Rizesporit.
Gjithashtu, edhe ish-klubi i tij, Fenerbahçe po mundohet ta rikthejë Muriqin në kryeqytetin turk.
Lazio i kërkon 11 milionë euro për kartonin e lojtarit.
Mallorca mbetet ende në lojë, por po heziton ta paguajë këtë shifër, duke kërkuar nga Lazio që ta lirojë edhe më shumë çmimin e kartonit të futbollistit kosovar.
Muriqi do të vazhdonte me kënaqësi në La Liga, por nuk do të mbetej keq edhe nëse rikthehet në Superligën turke.