Ivan Juric ishte në stolin e Hellas Verona kur Marash Kumbulla shkëlqeu me paraqitjet e tij.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u transferua te Roma verën e kaluar për shumën e 2.65 milionë eurove.
Trajneri kroat drejton Torinon dhe kërkon ta ketë sërish në dispozicion Kumbullën. Corriere dello Sport shkruan se 22-vjeçari nga Malësia e Madhe është objektivi i madh i klubit “granata” për mbrojtjen.
Problem është fakti që Roma kërkon 20-25 milionë euro për ta lënë të lirë, shumë që Torino e ka të pamundur. Gjithsesi, drejtuesit e klubit të Serie A po tentojnë ta marrin në huazim lojtarin shqiptar.
Juric e njeh në perfeksion Kumbullën dhe kjo nuk është hera e parë që kërkon ta marrë te Torino. Në fund vendos Jose Mourinho për të ardhmen e qendërmbrojtësit të Shqipërisë, i cili shpreson të përfitojë sa më shumë minuta në sezonin e ri me verdhekuqtë.