Mason Greenwood ishte një nga lajmet kryesore muajit shkurt në Britani të Madhe.
Lojtari i kombëtares së Anglisë dhe skuadrës së Manchester United, Mason Greenwood ishte akuzuar për përdhunim ndaj të dashurës së tij.
Anglezi mori dënime të rënda duke u përjashtuar nga “Djajtë e Kuq”, deri në vendimin e gjykatës.Lojtarë si Edinson Cavani, Cristiano Ronaldo e Victor Lindelof e kishin larguar shokun e skuadrës nga rrjeti social ‘Instagram’.
Së fundmi Greenwood është liruar nga akuzat, kurse do i bashkohet skuadrës në stërvitjet parasezonale.