Amir Rrahmani tregon pse trajneri i grekëve e shau pasi ai protestoi te gjyqtarët

Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje sonte në ndeshjen ndaj Greqisë në Ligën e Kombeve.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Panthessaliko” përfundoi me rezultatin 0:2.

Ndeshja u përshkrua me tensione të shumta, teksa ishin grekët që nuk i ndalen provokimet që nga fillimi e deri te mbarimi i ndeshjes.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka thënë se gjërat që ndodhin në tribuna nuk ndikojnë te futbollistët, por tregoi arsyen pse ka protestuar te gjyqtari.

“Nuk e besoj se ka qenë problem. Në fushë jemi profesionist. Flakadanët nuk kanë qenë problem. Janë të rrezikshme flakadanët se nëse e prek ne trup ndonjërin. Trajneri i tyre më shau kur unë protestova tek gjyqtarët. I thashë se një trajner nuk duhet ta shajë një futbollistin, por le të mbetet në ndërgjegjen e tyre”, tha anëtari i Napolit pas ndeshjes.

Amir Rrahmani tha se tek rasti i tij duhej që të akordohej penallti.

“Ishte penallti. Më mbajti me dy duart. Normalisht është penallti. Por, nuk e shikuan gjyqtarët. Jemi të zhgënjyer sepse mund të barazonim pikët”, deklaroi kapiteni i Kombëtares së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *