Sot do të zhvillohen disa ndeshje të tjera në kuadër të Ligës së Kombeve.
Zvicra do të jetë sot nikoqirë i Portugalisë në kuadër të grupit të dytë në Ligën A.
Zviceranët nuk e kanë filluar mirë këtë edicion në Ligën e Kombeve, pasi janë mposhtur fillimisht nga Republika Çeke, më pas nga Portugalia dhe në fund nga Spanja.
Andaj ata do të kërkojnë pikët e para pikërisht sot ndaj portugezëve.
Takim tjetër i këtij grupi është ai në mes Spanjës dhe Republikës Çeke.
Ekipi i Luis Enrique do kërkojë fitoren, pasi duan ta marrin vendin e parë në këtë grup.
Të dy këto takime do të luhen sot, me fillim nga ora 20:45.