Anglia U21 e ka deklasuar Kosovën në “Fadil Vokrri” duke e mposhtur me rezultat të thellë 0:5 në sfidën e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Kosova e udhëhequr nga Albert Bunjaki kishte hyrë në një seri të mirë dhe sonte priste rezultat pozitivë, por Anglia u tregua e fortë dhe me meritë e udhëheq grupin në vendin e parë.
Kosova pas 9 ndeshjeve është e 4 në tabelë me 11 pikë.