Shumë futbollistë të Kosovës në të kaluarën pas paraqitjeve të mrekullueshme me kombëtaren kanë arritur që pastaj të transferohen në ekipe më të mira të futbollit europian.
Ndërsa, edhe shumicës prej tyre ju është ngritur edhe vlera në treg, ku të fundit që janë shpërblyer me këtë janë Donat Rrudhani, Mirlind Kryeziu dhe Fidan Aliti.
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Donat Rrudhani, me të vërtetë nuk do t’i harroj asnjëherë këto ditë, pasi që të mërkurën u zyrtarizua si lojtari më i ri i Young Boys, ndërsa mbrëmë bëri edhe debutimin e tij me ‘Dardanët’ dhe as që vërehej se luante për herë të parë sepse pati jashtëzakonisht paraqitje të mrekullueshme.
Sipas transfermarkt.com tani vlera e tij në treg nga 400 mijë euro, do të rritet në 100 mijë euro më shumë dhe gjatë viteve në vijim pritet të shënoi edhe më shumë rritje, nëse vazhdon të luaj kështu. Ai për ish-ekipin e tij, Aarau, sezonin e kaluar kishte realizuar nëntë gola dhe kishte regjistruar 12 asistime në 34 ndeshje.
Qendërmbrojtësi, Mirlind Kryeziu, në këto tre ndeshjet e fundit të ‘Dardanëve’ në Ligën e Kombeve nuk është zëvendësuar asnjëherë, duke luajtur për 90 minuta në secilën përballje.
Kryeziut tani ju është rritur vlera në transfermarkt.com nga një (1) milion euro, në një (1) milion e 700 mijë euro.
Bashkëlojtari i tij tek Zurich, Fidan Aliti, u kritikua për ndeshje jo të mira, por nuk duhet të harrojmë se nuk luajti as ndaj Qipros, as ndaj Greqisë, në pozicionin e tij natyral qendërmbrojtës.
Megjithatë, edhe Alitit ju është rritur vlera në transfermarkt.com, ku tani vlerësohet dy (2) milionë euro, 500 mijë euro më shumë se nga hera e fundit, kur i kishte ndryshuar vlera.
Vlen të theksohet se rritje në vlerën e tyre më herët kanë shënuar edhe Arijanet Muric, Zymer Bytyqi, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova.