Gerhard Progni do të jetë pjesë e Llapit.
Llapi sot ka njoftuar se la arritur marrëveshje me golashënuesin më të mirë të Superligës në edicionin e kaluar mesfushorin Gerhard Progni. Progni ishte i jashtëzakonshëm edicionin e kaluar me skuadrën e Gjilanit.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje i FC Llapit
Mirësevjen Gerhard Progni!????
Fanellën e Llapit do ta vesh edhe golashënuesi më i mirë i Superligës, Gerhard Progni
KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me golashënuesin më të mirë të Superligës, ish-kapitenin e Gjilanit, Gerhard Progni.
Progni tek Llapi vie pas një periudhe 3 vjeçare të kaluar tek skuadra e Gjilanit, tek të cilët në sezonin e fundit ishte edhe kapiten i skuadrës.
Sulmuesi i krahut të djathtë në të kaluarën ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura si Partizani, Dinamo, Skënderbeu dhe Teuta.
Progni tek Llapi vie si ndihmesë e madhe për fazën e sulmit në prag të ndeshjeve evropiane si dhe edicionit të ri të Superligës.
Golashënuesi më i mirë i Superligës sot ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me fituesin e Kupës së Kosovës dhe menjëherë ka filluar stërvitjet me grupin e futbollistëve.
Vazhdojmë PROGNI ? .