Kosova ka shënuar fitore ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3:1 në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” treguan performancë fantastike sonte në “Fadil Vokrri” duke fituar dhe dominuar ndeshjen.
Pas ndeshjes, trajneri Giresse tha se gjenden në situatë të vështirë para ndeshjes me Greqinë, teksa e veçoi Donat Rrudhanin në këtë paraqitje.
“Cka është më rendësi është fitorja. GJatë ndeshjes ka situata të tillë ku gjendemi në vështirësi. Cka është e sigurt është se ne gjendemi në situatë të vështirë me mungesa, plus këta kartonët që i morëm sot. Nuk do të jetë e lehtë ndaj Greqisë. Do ta veçoja Rrudhanin, i cili luajti edhe në një pozitë jo natyrale”, tha Giresse.
Me këtë fitore, Kosova tani shkon në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e dytë, tri më pak se Greqia që i prin grupit 2 në Ligën C.
Të dielën Kosova e zhvillon “finalen” ndaj Greqisë në Athinë dhe i nevojitet patjetër fitorja.