Kombëtarja e Kosovës në futboll e zhvillon sonte ndeshjen e tretë në muajin qershor në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” pas humbjes (0:2) nga Greqia, luan sërish në stadiumin “Fadil Vokrri” veçse kësaj radhe me Irlandën e Veriut.
Futbollistët e udhëhequr nga trajneri francez, Alain Giresse po konsiderohen favorit përballë atyre të Irlandës së Veriut.
Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” ka publikuar kuotat për këtë përballje.
Fitorja e Kosovës është llogaritur me kuotën 2.15, barazimi 3.10, kurse për triumfin e irlandezoveriorëve kuota është 3.60.
Ndeshja e vlefshme për Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve nis nga ora 20:45.
Kosova dhe Irlanda e Veriut janë në të njëtin grup së bashku me Greqinë dhe Qipron.