Jude Bellingham u shfaq në fushë në fund të ndeshjes Gjermani- Angli duke vjellur, pasi bëri një paraqitje të shkëlqyer.
Bellingham hyri në lojë si zëvendësues në pjesën e parë për Kalvin Phillips, i cili duhej të linte fushën për shkak të lëndimit në Mynih në ndeshjen e UEFA Nations League.
Por 18-vjeçari nuk humbi kohë për të ndikuar kundër vendit ku luan.
Mesfushori i Borussia Dortmund ishte kudo gjatë performancës së tij të. Ai mbyllte rregullisht lojtarët gjermanë, duke lënë përshtypje edhe në top.
Megjithatë, shfaqja energjike e Bellingham pati një çmim.
Në momentet e fundit, Bellingham u pa i përkulur pas një vrapimi tjetër. Dhe më pas, ai u shfaq duke vjellur në fushë jashtë zonës së penalltisë së Anglisë.
@BellinghamJude just threw up? #germanyengland #GermanyvsEngland #GermanyvEngland pic.twitter.com/ZD00Tn4a7S
— Z (@2ayno) June 7, 2022