Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati ka folur në një konferencë për media në prag të sfidës ndaj Irlandës së Veriut në Ligën e Kombeve.
Kosova dhe Irlanda e Veriut do të përballen të enjten me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të grupit 3 në Ligën C.
Kastrati theksoi se disponimi të ai dhe bashkëlojtarët është i mirë.
Ai shtoi se ata janë përgatitur të marrin rezultat pozitiv ndaj Irlandës së Veriut të enjten mbrëma.
“Disponimi është gjithmonë mirë. Humbja është pjesë e lojës. Ne jemi të përgatitur. Duhet ta tregojmë veten tani. Shpresojmë që me punë me angazhim të arrijmë rezultat të mirë kundër Irlandës së Veriut”
Në konferencë i pranishëm ishte edhe trajneri Alain Giresse.