Giresse tregon se a do të jetë i gatshëm Muriqi për ndeshjen ndaj Irlandës Veriore

Kosova po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e tretë të qershorit, ku “Dardanët” do të përballen me Irlandën e Veriut në “Fadil Vokrri.

Një ditë para ndeshjes, Kombëtarja e Kosovës mbajti konferencë për media.

Giresse tha se do të shohin situatën e Muriqit se a do të mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme.

“Pa dyshim mungesat që i kemi do të sjellin ndryshime në ekip, sidomos krahu u majtë i mbrojtjes. Sa i përket Vedat Muriqit, do të shohim situatën e tij sot, se a do të jetë gati për lojën e nesërme”, tha Giresse.

Kosova e zhvillon lojën ndaj Irlandës Veriore të enjten nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”, kurse të dielën do të udhëtojnë për t’u përballur me Greqinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *