Skuadra e Gjilanit e ka zyrtarizuar trajnerin e ri.
Zekirja Ramadani do të jetë në krye të kësaj skuadre për edicionin e ardhshëm.
Palët kanë arritur marrëveshje dy vjeçare, me mundësi zgjatje.
Ramadani vjen me një eksperiencë të pasur nga drejtimi i shumë klubeve dhe shumë trofeve të fituar, ndër të tjerash si tri herë kampion i Kosovës me tri skuadra të ndryshme.