Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi ka reaguar me një koment qesharak pas zyrtarizimit të Blend Baftiut te Drita.
Baftiu u prezantua ditën e sotme te Drita e Gjilanit duke nënshkruar kontratë dy vjet me mundësi të vazhdimit edhe për një tjetër.
“Cima” në njoftimin e klubit gjilanas ka komentuar duke i uruar suksese Baftiut, ndërsa me ironi ka shkruar se ngjyrat “bardhekaltër” nuk i shkojnë përshtati Baftiut i cili ishte pjesë e Ballkanit për disa vite.
“Shumë suksese. Këto ngjyra nuk të paskan hije shumë veç nejse. Suksese FC Drita”, shkroi me shaka Kabashi.
I pari i klubit suharekas gjatë ditës së sotme prezantoi mesfushorin e talentuar, Qendrim Zybën si përforcimin më të ri të Ballkanit.