Ballkani e ka zyrtarizuar transferimin e talentit kosovar, Qendrim Zybës.
“Portokallezinjtë” kanë njoftuar në faqen zyrtare se kanë nënshkruar kontratë tri vjeçare me Zybën, shkruan Demokracia.com.
Ka qenë presidenti i klubit, Arsim Kabashi i cili ka marrë pjesë ne prezantimin zyrtar të Zybës.
“E ku ka më mirë se në vendlindje. Qendrim Zyba nënshkruan kontratë tri vjeçare me klubin e qytetit. Ne jemi kampion”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Qendrim Zyba deri në edicionin e fundit ka qenë pjesë e Prishtinës për disa vite.
Zyba konsiderohet si një nga futbollistët me të ardhme të ndritur.