Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka takuar ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.
I pari i shtëpisë së futbollit të Kosovës i ka dhuruar ambasadorit amerikan fanellën e Kombëtares së Kosovës në shenjë falënderimi për mbështetjen e tij.
Ademi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka falënderuar edhe ambasadorët e tjerë që kishin të pranishëm në ndeshjen e mbrëmshme kundër Greqisë (0:1) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Postimi i plotë:
Është nder ta kesh mbështetjen e ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier.
Ai është një fans i madh i Kombëtares së Kosovës, prandaj në ndeshjen kundër Greqisë e kisha kënaqësinë që t’ia dhuroja fanellën dardane.
E mbrëmë fati nuk ishte me ne dhe nuk e morëm rezultatin që e dëshiruam, por futbolli është i tillë dhe jo rrallë nuk fiton ai që e kërkon atë me ngulm.
Sidoqoftë, djemtë tanë kanë nevojë për t’i qëndruar afër dhe për t’i përkrahur maksimalisht. Ata po mundohen ta japin më të mirën e tyre dhe besojmë se në ndeshjet e ardhshme do të marrin rezultatet që i presim të gjithë.
Falënderoj edhe ambasadorët e tjerë të Britanisë së Madhe, të Zvicrës, të BE-së dhe të Greqisë që krahas institucioneve tona ishin në ndeshje dhe janë përkrahës të Dardanëve.
E një falënderim edhe për të gjithë tifozët, të cilët krijuan atmosferë madhështore në ndeshjen e mbrëmshme, e të cilët në fund përkundër rezultatit zhgënjyes i duartrokitën Dardanët tanë.
FORCA KOSOVË! ⚽️ ?? ? ??
A.A.