Kosova ka pësuar disfatë nga Greqia me rezultat minimal 1:0 në ndeshjen e dytë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve që u zhvillua të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Të përzgjedhurit e Alain Giresse e nisën shumë mirë ndeshjen duke krijuar raste të mira për gol por pa i konkretizuar ato.
Mundësitë e lëshuara u ndëshkuan nga skuadra mysafire që gjeti golin në mundësinë e parë kur Bakasetas shënoi për 1:0 në minutën e 36-të dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë “Dardanët” sulmuan dhe e kërkuan golin por sërish ishin të pasuksesshëm.
Në 20 minutat e fundit Kosova mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi nga loja me karton të kuq u përjashtua Fidan Aliti, madje në minutat shtesë nga loja u përjashtua edhe portieri Arjanet Muriç pasi luajti me dorë jashtë zonës së tij.
Më dobëti te Kosova, ishte mbrojtësi Fidan Aliti, i cili u vlerësu ame notën 5.7, kurse më i miri – Lirim Kastrati, i cili u vlerësua me notën 7.4.
NOTAT E LOJTARËVE:
Në Grupin 2 të Ligës C Kosova ka tri pikë pas dy ndeshjeve dhe ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Irlandës Veriore, ndërsa Greqia ka gjashtë pikë dhe është lidere e grupit.