Kapiteni Rrahmani ka dhënë vlerësimet e tij për ndeshjen e Kosovës ndaj Greqisë. Mbrojtësi kosovar ka thënë se vendimi për të mos bërë presing të lartë u mor para ndeshjes, në bashkëpunim me trajnerin.
“Nuk është problemi te tranzicioni, por te presingu. Këtë ndeshje qëndruam prapa, sepse biseduam para ndeshjes dhe vendosëm të mos shkojmë në presing. Pritëm në mes, mund të ishim më të rrezikshëm kur fitonim topin, por nuk shfrytëzuam situatat. Kartonët e kuq e bënë me keq. Duhet konsoliduar sepse kemi edhe dy ndeshje. Nuk kemi Alitin dhe Aro Muric. Duhet të konsolidohemi dhe të shkojmë për fitore të marrim tri pikë dhe të shpresojmë deri në fund”, ka thënë Rrahmani.
“Ishte shumë mirë (Atmosfera) kjo që na mungoi qe shumë kohë pasi kishim Covid. Jam krenar me ekipin sepse dhanë gjithçka në fushë edhe pas kartonit të kuq. Mund të barazoja unë por nuk ndodhi ashtu. Shpresojmë më mirë në ndeshjet e tjera”, shtoi kapiteni.