Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur në disavantazh pjesën e parë ndaj Greqisë.
Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ janë luajtur 45 minutat e para të ndeshjes Kosovë – Greqi.
Goli i vetëm në këtë 45 minutësh u shënua nga Anastasios Bakasetas, në minutën e 36’.
Kosova pati një mundësi të artë në fillim të ndeshjes me Arbër Zenelin, por ky i fundit nuk gjeti dot rrjetën.
Dardanët do të kërkojnë barazimin dhe pse jo edhe fitoren në 45 minutat e dyta të takimit.