Kombëtarja e Kosovës e vazhdon sonte me ndeshjen e dytë edicionin e ri në Ligën e Kombeve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Dardanët” pas triumfit 0:2 në Qipro, synojnë të nënshtrojnë edhe kombëtaren greke.
Interesimi për këtë sfidë ishte shumë i lartë nga tifozët kosovarë, ndërsa të gjitha biletat që ishin në treg online janë shitur.
Për gjithë ata që nuk do kenë mundësi të jenë në shkallët e stadiumit në kryeqytet, ndeshja transmetohet direkt në Klan Kosova dhe ArtSport1.
Kosova dhe Greqia bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C së bashku me Qipron dhe Irlandën e Veriut.
Futbollistët e drejtuar nga trajneri francez, Alain Giresse ndodhen në vendin e parë me tri pikë, aq sa ka edhe Greqia.