Muriqi: Ndaj Greqisë objektivin e vetëm e kemi fitoren

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me atë të Greqisë në kuadër të kampanjës kualifikuese të Ligës së Kombeve nesër nga ora 20:45.

Për dy ekipet përfaqësuese kjo do të jetë ndeshja e dytë në grup, teksa të dyja e nisën me fitore.

Kosova mori tri pikë në udhëtim te Qipro pas fitores 0-2, derisa grekët triumfuan në udhëtim te Irlanda me rezultat 1-0.

Trajneri Alian Giresse së bashku me sulmuesin Vedat Muriqi kanë mbajtur konferencë për shtyp duke dhënë detaje për pritshmëritë që kanë nga ky takim.

“Jemi në prag të një ndeshje të rëndësishme, morëm tre pikë në ndeshjen ndaj Qipro, i dimë pikat e dobëta të Greqisë, shpresojmë që nesër të e korrim fitoren”.

Kur u pyet lidhur me të ardhmen, më saktë lidhur me qëndrimin e tij të Mallorca, Muriqi tha se nuk po merakoset për atë punë.

“Shkurt e shqip spo ma ninë, jam i fokusum më ndeshjet e kombëtares. Kam një përshypje që jam i lodhun psiqikisht pasi ka qenë e vështirë që të luftojmë për mbijetesë. Do vazhdoj me atë ekip që kam kontratë, do të vazhdojë atje” – tha Muriqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *