Ja kush do të vendos për të ardhmen e Manes!!

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, ka thënë se do t’i dëgjojë senegalezët, të cilët do të vendosin për të ardhmen e tij.

Mane është thënë se mund të largohet nga Liverpooli, ndërsa kontrata e tij skadon në vitin tjetër.

Mane thuhet se mund t’i bashkohet kampionit gjerman, Bayern Munichut.

“Si çdokush tjetër, edhe unë jam pjesë e rrjeteve sociale dhe i shoh komentet. Rreth 60-70 për qind e senegalezëve dëshirojnë të largohem nga Liverpooli? Do të bëj çfarë thonë ata. Do të shohim së shpejti. Nuk do të ngutem dhe do të shohim së bashku. E ardhmja do të tregojë gjithçka”, ka thënë Mane në konferencë për shtyp të premten.

Mane nënshkroi kontratë me Liverpoolin në vitin 2016 kur u transferua nga Southamptoni. E ka fituar Ligën e Kampionëve, Premier Leaguen, Kupën e Ligës dhe Kupën FA.

Në sezonin e fundit realizoi 23 gola në të gjitha garat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *