UEFA cakton gjyqtarët nga Kosova që të ndajnë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese për Evropianin 2023

UEFA ka caktuar katër gjyqtarët nga Kosova që të ndajnë drejtësinë në një ndeshje kualifikuese të Kampionatit Evropian 2023.

Bëhet fjalë për ndeshjen në grumposhën U21, mes Danimarkës dhe Kazakistanit.

Genc Nuza është caktuar si gjyqtar kryesor, teksa ai do të asistohet nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Besfort Kasumi do të jetë gjyqtar i katërt në këtë ndeshje.

Ndeshja mes Danimarkës U21 dhe Kazakistanit U21 do të zhvillohet më 4 qershor në Velje nga ora 15:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *