Akuza e rëndë nga Spanja: Ceferin e caktoi finalen në Paris se ia kërkoi Al-Khelaifi

Incidentet e rënda që ndodhën në finalen e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit, e cila u luajt në “Stade de France” më 28 maj, po shkaktojnë një valë reagimesh në kërkim të përgjigjeve që shpjegojnë se çfarë ka ndodhur.

Të dhënat e fundit vënë nën dyshime presidentin e UEFA-s, Alexander Ceferin dhe presidentin e PSG-së, Nasser-Al Khelaifi.

Aleanca që doli kundër Superligës ka forcuar lidhjet e të dyve, që vendosën në mënyrë të njëanshme që kjo finale të luhej në Paris si një alternativë ndaj Shën Petersburgut, pavarësisht paralajmërimeve nga kryebashkiaku i qytetit Anne Hidalgo se zona ishte një qendër e rrezikshme krimi, siç zbulohet nga ‘ABC’.

Vendimi për ndryshimin e vendit u bë i ditur më 25 shkurt, duke përfituar nga konflikti i armatosur i pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Nga Anglia i kërkojnë Francës shpjegime për trajtimin që iu është bërë tifozëve të Liverpool-it.

Pas një mijë justifikimesh të pabaza, ministri i brendshëm francez ka përfunduar duke kërkuar falje për gjestet “e papërshtatshme dhe joproporcionale” të policies gjatë finales së Champions League. Gerald Darmanin pranoi se tifozët spanjollë dhe britanikë ishin viktima të grabitjeve dhe sulmeve, madje ngritën zyra në ambasadat franceze të të dy vendeve për të prekurit për të paraqitur ankesa.

Qeveria spanjolle, nga ana tjetër, nuk i kushton vëmendje mungesës së interest që shfaq për turneun, ku mori pjesë Mbreti Felipe VI, por jo presidenti Pedro Sánchez. Liverpool-i është skandalizuar nga ajo që tifozët e tij u detyruan të kalonin në portat e stadiumit “Saint Dennis”, me ato akuza disproporcionale nga policia që hodhi edhe sprej piperi për të shpërndarë mbështetësit kuq, burra, gra apo fëmijë.

Klubi ka vënë në dispozicion të këtyre tifozëve psikologë për të kapërcyer traumën që kanë përjetuar dhe kërkon dëmshpërblim për tifozët që nuk kanë mundur të hyjnë në fushë, edhe pse kishin një biletë. Qeveria britanike ka bërë thirrje për një hetim mbi incidentet, teksa Franca dhe UEFA kanë njoftuar se do të caktojnë komisione hetimore. Por dihet tashmë se zakonisht janë masa frenuese për të qetësuar mjediset, sepse këto komisione zakonisht nuk arrijnë asgjë, përgjegjësit nuk ndëshkohen.

Ata fillimisht duhet të analizojnë pse dhe kush zgjodhi “Saint Dennis” si zëvendësues të Shën Petersburgut. A priste Al-Khelaifi që skuadra e tij, PSG, të arrinte në finale dhe Ceferine t’i jepte atij këtë “asist”? (ata sapo kishin fituar 1-0 në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Madridit).

‘ABC’ mëson se ishin këto dy personazhë, të cilët qëndronin pas këtij vendimi. Klubi madrilen ndihet i persekutuar nga klubi-shtet i Katarit, madje edhe I dëmtuar, si shumë të tjerë, nga ‘verbëria’ e Ceferin ndaj këtyre klubeve shtetërore që shpenzojnë pa u kushtëzuar nga “fair play financiar’.

“Al-Khelaifi, pusho së mashtruari se e shkatërrove futbollin”, – theksoi Javier Tebas. Edhe Real Madridi ka dalë përpara dhe kërkon shpjegime në mbrojtje të tifozëve të tij. Ai kërkon “të dihet se cilat kanë qenë arsyet që kanë motivuar atë përcaktim të vendit të finales dhe çfarë kriteresh janë marrë në konsideratë, duke pasur parasysh atë që është përjetuar atë ditë”, gjë që bie dakord me ankesën e ‘ABC’.

Dhe shkon më tej duke kërkuar “përgjigje dhe shpjegime që përcaktojnë se kush ishte përgjegjës për lënien e tifozëve të pambrojtur ndaj grabitësve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *