Kështu e komentoi Giresse fitoren e dardanëve ndaj Qipros

Kosova e ka nisur me fitore kampanjën kualifikuese në Ligën e Kombeve duke e mposhtur Qipron në Larnaca me rezultat 0:2.

Kosova ishte favorite dhe e shfrytëzoi këtë në fushë duke dhuruar spektakël dhe me plotë meritë doli triumfuese.

Valon Berisha e Edon Zhegrova shënuan, por shumë lehtë në listën e realizatorëve kanë mundur të jenë edhe Vedat Muriqi, Milot Rashica e Blendi Idrizi që kishin raste shumë të mira.

Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës, Alain Giresse tha se nuk i pëlqeu loja në pjesën e parë.

“Orientimi i lojës në pjesën e parë nuk ishte i mirë, me disa gabime teknike. Gjatë pjesës së dytë u fokusuam në principet tona dhe ta ndryshojmë lojën dhe të bëjmë atë të cilën jemi të aftë ta bëjmë”, u shpreh fillimisht Giresse.

Tutje, ai tregoi se në pjesën e dytë u kërkoi lojtarëve të luajnë nga krahët, pasi mesi i fushës ishte shumë i ngarkuar.

“Kam kërkuar nga lojtarët të rivendosen në fushë. Të luajmë nga anët, pasi mesi i fushës ishte shumë i ngarkuar. Të jemi më precizë sa i përket teknikës së pranimit të topit dhe lojës me top”, tha Giresse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *