Kosova ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Qipros.
Dardanët arritën fitore solide në udhëtim me rezultat 0-2.
Valon Berisha dhe Edon Zhegrova shënuan golat për fitoren e kombëtares së Kosovës në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.
Mediumi nga Qipro, Kerkida.net ka kritikuar trajnerin e tyre, duke shkruar: “Pse, Mr. Kostenoglou…”
Ja lajmi i publikuar nga mediumi qipriot:
Nga minuta e 46 deri në 65′ “hëngrëm” 11 tentime nga Kosova, por asnjë reagim nga pankina. Sa keq, sepse mundi shumë i mirë i lojtarëve tanë në pjesën e parë shkoi dëm. Ndoshta as Manchester City i Guardiolës nuk mund të bëjë kaq shumë përpjekje në 20 minuta”, shkruan mediumi nga Qipro.