Kombëtarja e Kosovës e ka nisur kampanjën e re në Ligën e Kombeve në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kundërshtari i parë i “Dardanëve” në kuadër të grupit 2, Liga C ishte Qipro.
Në ndeshjen e zhvilluar në “AEK Arena” në pasditën e sotme, Kosova triumfoi 0:2 në Larnaca.
Edhe në bazë të statistikave brenda 90 minutave, Kosova ishte superiore ndaj qipriotëve. Sa i përket posedimit, Kosova ishte më e mirë me 53 përqind, derisa kishte 16 tentime për gol, kurse Qipro tetë sosh.
Në goditjet brenda kuadratit, Kosova kishte shtatë sosh, për dallim nga Qipro që nuk e kishte asnjë.