Kosova e nis mbarë, Berisha e Zhegrova heronjtë e dardanëve në Qipro

Kosova e ka nisur me fitore kampanjën kualifikuese në Ligën e Kombeve duke e mposhtur Qipron në Larnaca me rezultat 0:2.

Kosova ishte favorite dhe e shfrytëzoi këtë në fushë duke dhuruar spektakël dhe me plotë meritë doli triumfuese.

Valon Berisha e Edon Zhegrova shënuan, por shumë lehtë në listën e realizatorëve kanë mundur të jenë edhe Vedat Muriqi, Milot Rashica e Blendi Idrizi që kishin raste shumë të mira.

Gjithsesi, duhet pranuar që dardanët në pjesën e parë nuk ishin në nivel por pas udhëzimeve që morën në pushim nga Alian Giresse ata shkëlqyen në fraksionin e dytë duke shënuar dy herë.

Kosova të dielën e pret Greqinë në “Fadil Vokrri” ku edhe aty synon të marrë pikë të plota dhe kështu ta vazhdojë rrugëtimin drejt vendit të parë në grup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *