Kanë përfunduar 45 minutat e pjesës së parë të ndeshjes ndërmjet Qipros e Kosovës e cila po zhvillohet në AEK Arena në Larnaca.
Dardanët nuk kanë kënaqur në pjesën e parë duke bërë disa gabime shumë elementarë, derisa qipriotët disa herë rrezikshëm iu afruan portës së Aro Muriq por për fat të mirë pa shënuar. Rastin më të mkirë Kosova e kishte me Zhegrovën kur gjuajti nga largësia por portieri priti.
Rezultati momental është 0:0 dhe në pjesën e dytë trajneri i Kosovës, Alian Giresse pritet të bëjë disa ndryshime për ta kthyer lojën në favor të dardanëve.