Përpos ndeshjes Qipro – Kosovë, sonte do të zhvillohen edhe shumë ndeshje tjera interesante në Ligën e Kombeve.
Gjegjësisht, sonte do të luhen dhjetë ndeshje në këtë kompeticion të UEFA-s, shkruan Demokracia.com.
Në Ligën A, spikatin ndeshjet Çeki – Zvicër si dhe Spanjë – Portugali.
Kurse, në Ligën B, Izreali përballet me Islandën, Serbia me Norvegjinë dhe Sllovenia me Suedinë.
Në Ligën C, përpos ndeshjes Qipro – Kosovë, Bullgaria luan me Maqedoninë e Veriut, Gjeorgjia me Gjibraltarin si dhe Irlanda e Veriut me Greqinë.
Dhe për fund, në Ligën D, Estonia ndeshet me San Marinon.