Kombëtarja e Kosovës sot e nis rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” e drejtuar nga trajneri francez, Alain Giresse sfidohen nga Kombëtarja e Qipros në udhëtim.
Futbollistët e Kosovës konsiderohen favorit për të triumfuar ndaj qipriotëve që synojnë befasinë.
Para ndeshjes, futbollistët dhe trajneri Alain Giresse u shprehën optimist për fitore në Qipro.
Sfida mes Qipros dhe Kosovës fillon nga ora 18:00.